Ajo përherë di të surprizojë. Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka një lajmërim për ndjekësit e saj. Nëse mendoni se diva e popit do të lançojë ndonjë këng të re, na vjen keq që po i’u zhgënjejmë.
Në “MTV EMA”, ylli botëror do të jetë më shumë se një këngëtare, ajo do të vi në rolin e prezantueses. Një sfide e re kjo për Ritën! Por këngëtarja mesa duket e ka marr me sportivitet dhe shfaqet shumë e lumtur në foton e saj në Instagram.
“MTV Europe Music Awards” do të mbahet më 8 nëntor po për shkak të pandemisë, performancat e artistëve janë menduar të filmohen në vendë të ndryshme të Evropës, përfshirë Hungarinë dhe Londrën, për shkak të pandemisë COVID-19.