Ky edicion i Big Brother i cili do të pëfundojë mbrëmjen e së Shtunës, ishte vërtet edicioni i risive, por jo që të rejat të kishin qëndruar deri kaq gjatë dhe të shfaqeshin vetëm disa ditë përpara natës finale.
Mbrëmjen e së mërkurës, ora 19.00 tek Piramida në Kryeqytet, Top Channel do të jetë i pari televizion shqiptar i cili organizon një flash mob. Kërcimi do të jetë për të mbështetur dhe përshëndetur me ane të disa hapave të thjeshtë sinkron me njëri tjetrin finalistët e Big Brother 9.
Për ata që ende nuk janë familjarizuar me fjalën e “flash mob”, ai ështe nje grup njerzish qe shfaqet papritur ne shesh dhe i bashkohen pak nga pak persona te tjere derisa behet nje grup i madh dhe kërcejnë së bashku me qëllim përcjellen e një mesazhi të caktuar./imalbania.com/