Një këngë, e rrymës hip-hop (freestyle) është publikuar në rrjet dhe përshkruan me saktësi se çfarë ka ndodhur në vend dhe përse protestojnë të rinjtë. Sipas autorit të vargjeve, identiteti i të cilit ende nuk dihet, gjithçka në vend, vjen si pasojë e pakënaqësisë nga klasa politike dhe nga mungesa e demokracisë.
Publikohet himni i protestave që po zhvillohen në vend për vrasjen e Klodian Rashës. Një këngë, e rrymës hip-hop (freestyle) është publikuar në rrjet dhe përshkruan me saktësi se çfarë ka ndodhur në vend dhe përse protestojnë të rinjtë. Sipas autorit të vargjeve, identiteti i të cilit ende nuk dihet, gjithçka në vend, vjen si pasojë e pakënaqësisë nga klasa politike dhe nga mungesa e demokracisë.
Ndër vargje ai përmend se politikanët rrinë në dyert e shtëpive të qytetarëve para zgjedhjeve, ndërsa kur ndodh e kundërta qëllohen me gaz lotsjellës nga forcat e Policisë së Shtetit.
PJESË NGA HIMNI I PROTESTËS:
Përditë i them vetes, pse nuk bëhet mirë? Po qysh ka me u bo, na kanë lidh me zinxhir. Ta kan myll gojën, ta kanë ndal fjalën, ti nuk paske drejtë, për me shpreh indinjatën. Njerëzit rropaten në punë, deri në fije të flokut. Zoti kryeministër bën shopping në mes të New Yorkt. A nëse ti del në rrugë, ti je kriminel. Nëse ti del kundër, futesh në burg ser je rebel. Kërkush se ka fajin, se asht’ faji i sistemit e dezinformimit që prditë i bëhet miletit. Unë nuk po i shoh patriotat e internetit. A mos ndoshta edhe këta janë të tërë pjesë e rrjetit. Sa herë lypin votën, rrinë si qentë para shtëpisë e kur shkojmë tek dera e tyre marrin helm prej Policisë, reklamojnë liri. Shkelin në forcë të demokracisë, pushteti vjen prej populit po hunë në kthetrat e partisë. Se këta të vrasin natën, edhe ditën i bie hasha. E këta rrinë nëpër zyra edhe njihen sikur pasha. Kurrgjo s’merr përgjigje, as nuk ka gjasa. Kurrë s’ke me u harru. RIP Klodian Rasha. Unë nuk shoh dhunë, po shoh shprehje zemërimi, kur ka padrejtësi fort i madh është irritimi. Nuk është diktaturë, ka ik koha e regjimit. Tani puhsttein e kanë njerëzit, është veç çështje durimi.
Tubimet nisën pas ngjarjes së rëndë që ndodhi të martën në Laprakë, kur efektivi Nevaldo Hadëraj qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë dhe sipas prokurorisë e gjithë ngjarja ndodhi në më pak se 3 minuta.
Vrasja ka hapur një valë zemërimi dhe inati ndaj qeverisë, ku pas presionit nga protestat masive ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen. Qindra të rinj, të palidhur me asnjë parti politike, kërkojnë edhe sot largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu ndërsa nuk munguan as përplasjet me efektivët që ishin lënë në terren për të menaxhuar mbarëvajtjen e protestës.