Lojërat Olimpike Rio2016, që mbyllën siparin e tyre fundjavën që sapo lamë sipas të dhënave të matësit të audiencës, ka qënë programi më i ndjekur gjatë afro 20 ditëve në Shqipëri, duke e bërë RTSH televizionin më të ndjekur nga shikuesit për këto këto ditë.
Nga të dhënat rezulton se, RTSH ka patur një shikueshmëri prej afro 212,992 shikuesish, në total 17,08% duke mposhtur kështu Top Channel i cili ka patur një shikueshmëri rreth 172,253 shikuesish afro 13,81% ku i treti nga më të shikuarit renditet TV Klan me 149,659 shikues rreth 12,00% e duke u pasuar më pas nga kanalet informative, muzikore si edhe ato të platformave dixhitale që operojnë në vend.
RTSH ishte transmetuesi zyrtar i lojërave olimpike në FreeTV, ku për të siguruar transmetimin sa më profesional të eventit shtoi një kanal të dytë të sportit.
Copyright IMAlbania.com