Nesër në ekranin e Top Channel do të rinisë programi Top Story i pezulluar më 23 prill pas një videoje intime të përhapur në internet të drejtuesit të këtij emisioni, Sokol Balla. Në nisje të fushatës zyrtare për zgjedhjet e 21 qershorit nis edhe Top Story, me kandidatin e majtë të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Emsioni u ndërpre pas deklaratës së Ballës ku ai tha që,në shenjë respekti për shikuesit, pas publikimit të videos, do tërhiqej nga ekrani dhe pse u fol për një pezullim që bordi drejtues i bëri programit të tij për disa kohë, si masë ndaj gazetarit.
Tashmë Top Story do të vijojë rrugën disa vjeçare. Një nga mediat më të fuqishme të vendit nuk ka pranuar të humbasë shikueshmërinë që sjell ky program në muajin më të nxehtë politik të vitit.