Eshtë me padyshim spektakli i dytë më i ndjekur i humorit në televizionin shqiptar. Duke filluar nga kjo e shtunë rikthehet në Vizion Plus, Al Pazar me sezonin e pestë.
Në timonin e aktorit të madh të humorit Agron Llakaj, edhe këtë sezon do të shijojmë humorin e aktorëve më në zë, si të ftuar special, “Parodistët e Vlorës”, Cekja, Behar Mera, Zamira Kita, Marjana Kondi por edhe aktorëve të rinj Rudina Dembacaj, Erkida Ruçi, Genci Lleshi e shumë të tjerë.
Risi i këtij sezoni do të jete edhe skena e re e programit që është rikonceptuar, si dhe nje sitcom me seri që do të vijë çdo të shtunë ora 21.00 në brendësi te spektaklit. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni iseritin e programit “Vizioni i Pasdites” me të ftuar aktorët e Al Pazar Rudina Dembacaj, Erkida Ruçi dhe Genci Lleshi që zbulojnë disa të reja nga sezoni i ri.