TIRANË– Komisioni i Ekonomisë njoftoi tri ditë më parë, në mbledhjen e datës 13 nëntor 2020, rimbursimin e barnave për qytetarët që preken nga COVID-19.
Me bujë të madhe, lajmi zuri vëmendjen kryesore, e pavarësisht se mjegulla e informacionit është e madhe, dhe ministria e Shëndetësisë, e po ashtu dhe qeveria nuk kanë sqaruar se kur do të nisin efektet financiare të vendimit, diçka vlen të sqarohet.
Neni numër 4, për “parimet për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, sqaron qartë detyrimin ligjor të autoriteteve shëndetësore për të garantuar “MJEKIM FALAS” të çdo qytetari në rast epidemie siç është COVID-19.
Kjo pikë, pjesë e ligjit të miratuar në Kuvend në vitin 2016, LIGJ Nr. 15/2016, detyron mjekim falas.