Disa javë më parë Arben Derhemi aka Flori ndau një foto që në fakt shumë prej nesh e prisnin prej vitesh, me aktorin që pozonte pranë Robert Ndrenikës dhe bënte me dije kështu se do të rikthehej seriali jonë i preferuar i viteve 2000′ “Njerë dhe Fate”.
Për ju që nuk e mbani mend, kjo ishte një nga shfaqjet televizive të para të prodhuara në Shqipëri dhe që mori gjithë vëmendjen e publikut, për shkak se pasqyronte realitetin e atyre viteve, ndërsa suksesi i arritur “detyroi” produksionin që të bënin edhe një tjetër sezon.
E në fakt, që prej sezonit të dytë, fansat e serialit kanë pritur që të rikthehet, me aktorët protagonistë që gjatë viteve e kanë pranuar se do donin po ashtu t’i riktheheshin roleve të tyre, megjithatë duket se vazhdimi i “Njerëz dhe Fate” do të vijë pikërisht tani dhe Derhemi, sot ka ndarë një tjetër moment nga pregatitjet në prag të nisjes së xhirimeve.
Kështu, ai shfaqet pranë Erës, motrës së tij në serial (Eni Jani Fuga) dhe dajës shef policie (Alfred Trebicka), ndërsa shkruan bashkangjitur: “Gjithçka është ok…përgatitjet vazhdojnë”.
Nuk dihet nëse ngjarjet do të rimerren dhe do të vazhdohen në kohën që u ndërprerën apo do tregojnë vazhdimin e tyre në ditët e sotme, por sido që të jetë, mezi presim ta shohim.