Ishin përmenduar shumë emra për rolin e protagonistes në serialin e ri “Gülizar”, që shumë shpejt do të nisë transmetimet në ekranin turk. Në fund të verës, aktorja Elcin Sangu, një prej më të pëlqyerave të kohëve të fundit në Turqi, ishte përfolur për të qenë protagoniste, madje, sipas mediave turke, ishte edhe në prag të firmosjes së kontratës.
Megjithatë, mes shumë emrave që qarkulluan, ishte edhe ai i aktores së njohur për rolin e Sura-s në serialin “Kurt Seiti dhe Sura”, Farah Zeynep Abdullah. Dhe me sa duket, zërat kanë pasur të drejtë. Roli kryesor në serial do të luhet pikërisht nga Farah Zeynep Abdullah.
Siç mësohet nga kompania e produksionit të filmit, këto javë është diskutuar edhe për rolin e aktorit kryesor, por nuk është arritur një marrëveshje as me aktorin Buğra Gülsoy (i njohur për rolin e Guney-t në filmin Kuzey Guney), dhe më në fund, javën e kaluar është vendosur që aktori kryesor të jetë Berk Cankat. Po në këtë pikë Elcin Sangu ka dhënë dorëheqjen duke mos e pranuar rolin.
Farab Zeynep Abdullah (Sura) u ofrua për të luajtur rolin e Gülizar, sepse ka kaluar me sukses edhe testin e këngës.