Tashmë jemi mësuar me mungesat e gjata të Elvana Gjatës, për t’u rikthyer më pas me një projekt të ri muzikor. Ajo është shkëputur prej kohësh nga rrjetet sociale, teksa kënga e fundit e publikuar është ajo për Festivalin e RTSH, “Me Tana”.
Vetëm 3 ditë më parë, Elvana postoi disa foto ku shfaqej veshur me të bardha në një vend shkëmbor. Kjo i bëri të gjithë të mendojnë se mund të jenë prapaskenat e një klipi të ri.
https://www.instagram.com/p/CEcWuUKp0Wc/?utm_source=ig_web_copy_link
Ndërkohë në mediat online po përflitet se është zbuluar bashkëpunimi ndërkombëtar i këngëtares. Nisur nga disa foto të tjera të publikuara, ekziston mundësia që kënga e radhës e Elvanës të jetë me Mahmut Orhan. DJ i njohur shfaqet në një vend të ngjashëm dhe këngëtarja i ka bërë “like”.
Gjithsesi, ky mbetet thjesht një aludim pasi edhe pse ata njihen me njëri-tjetrin, fotot mund të jenë dhe rastësi. Të dy janë fotografuar nga persona të ndryshëm, si dhe Orhan i ka bërë publikimet që në korrik.
Na mbetet vetëm të presim për të parë nëse projekti i radhës i Elvanës është ky bashkëpunim.