Dikur një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar, Gentjan Pjetri, ose ndryshe i njohur si “Doktori’ i Fiksit”, i preku të gjithë me rrëfimin e sinqertë që bëri vetëm pak javë më parë emisionin ‘Të Harruarit’ në SYRI TV.
Në intervistën për SYRI TV, aktori tregoi se ka kaluar disa probleme shëndetësore pasi u largua nga ekrani, ndërsa rrëfeu edhe problemet me alkoolin dhe pengun e madh që nuk arriti të krijonte kurrë një familje.
Pas instervistës, e cila zgjoi shume interes tek publiku dhe reagimeve të shumta në rrjete sociale të qytetarëve që u rritën me figurën e tij, sot ‘Doktori’ iu bashkua gazetarit dhe moderatorit Flavio Qarri, në moderimin e emisionit të mëngjesit ‘KAFE SHQETO’ në SYRI TV.
Spontan dhe me humorin që e karakterizon, Gent Pjetri shoqëroi moderatorin në rubrikën ‘Calling Flavio’, teksa komentoi telefonatat që u bënë mbi temën: Pse po arratisen shqiptarët?
Por, a i është rikthyer ‘Doktori’ zyrtarisht ekranit apo ishte vetëm një prezencë e përkohshme e tij në studion e ‘Kafe Shqetos’, në SYRI TV, mbetet për t’u parë në vazhdim.