Opinionisti i Big Brother FanClub, Olti Curri, ka zbuluar në faqen e tij spektaklin ku do të dalë Arbana Osmani pas pushimit që ajo mori nga televizioni për t’iu dedikuar djalit të saj të ardhur në jetë pak javë më parë.
Prezantuesja e njohur është rikthyer menjëherë në formë shumë të mirë, megjithatë duke qenë që dhe vetë kishte deklaruar që do të tërhiqej për një kohë të gjatë nga ekrani dhe duke qenë që asnjë program nuk pritet të fillojë tani, ngjalli shumë kureshtje kur me një foto në Instagram pranë studiove të Top-it, përshëndeste fansat duke shkruar: Shihemi së shpejti.
Pas disa hipotezash në komentet e rrjeteve sociale nga ndjekësit, Olti Curri zbulon të vërtetën. “Modeatorja e mirenjohur e TC, ka zgjedhur natyrshëm këtë ekran dhe spektaklin e humorit “Portokalli” për rikthimin e saj në ekran si e ftuar VIP, pak javë pasi solli në jetë djalin e saj”, shruan ai.