Pasditen e sotme në puntatën e rradhës të “Për’puthen” ka ndodhur një situatë satirike.
Ana Lleshi, ish-konkurrente e sezonit të dytë, ka hyrë në emision me një look të veçantë. Ajo ishte veshur me një kostum infermiereje për të vizituar djemtë e emisionit e për t’i dhënë paracetamola.
Duket se veshja është përdorur në mënyrë ironizuese si rrjedhojë e një situate të krijuar me Arjon Lulin sezonin e kaluar, ku pas publikimit të një fotoje të tyren në shtrat, Ana ka thënë se ka shkuar në shtëpinë e Arjonit për t’i dhënë një paracetamol, sepse ky i fundit, sipas saj, ishte ndjerë sëmurë.
Ana Lleshi: “Është hera e fundit që shpërndaj paracetamola dhe doja ta praktikoja këtu në Përputhje dhe të startoja nga fillimi.”
Më pas Ana u ngrit duke provokuar Brunon, të cilit i dha dy fletore për të shkruar të mirat e të këqijat e saj ndërsa Erjonit iu afrua dhe Aldisin e sfidoi që ta puthte.
Ndërkohë, për takim, ajo ka zgjedhur Kriston.
Ajo tha se i duket sikur i jep energji pozitive ndërsa ai premtoi se do ta bënte këtë gjë. Nuk munguan batutat mes tyre ndërsa Ana e vuri re që Kristo ishte në siklet dhe nuk hezitoi t’i jepte përqafime.
Kristo: “Premtoj se do të jap vetëm energji pozitive.”
Ana: “Nëse bën të kundërtën, të thyej në mes. Bëj shaka. Kush është Kristo?”
Kristo: “Bën punën në profesionin e vet dhe kush e njeh, e di mirë se cili është. Dua të të pyes, sa ka qenë koha që ke menduar të vish në emision dhe kush të ka mbështetur më shumë?”
Ana: “Më ka mbështetur një person i rrethit tim shoqëror dhe autorja e programit. Cilat janë pasionet e tua?”
Kristo: “Të bëj fotografi.”
Ana: “Jeton me familjen ose vetëm?”
Kristo: “Po, jetoj me familjen prej 7 vitesh në Tiranë.”