Pas suksesit në sezonin e parë spektakli më i madh i muzikës shqiptare “Këngë Moj” ka nisur përgatitjet për të ngritur siparin e sezonit të dytë, i cili do të vazhdojë misionin në këto ditë të vështira për të sjellë tingujt dhe muzikën më të mirë ndër breza, në ekranin e Vizion Plus.
Për edicionin e ri regjizori Bledi Laço është shprehur: Mendoj se njerëzve i ka munguar muzika, ju ka munguar argëtimi dhe jo vetëm në ekranet televizive por edhe ne sallat e shfaqejve, me siguri qe njerziot kane qene te etur per te pare programe të kësaj natyre dhe tematika e caktuar e një nate dhe ndërtimi dhe forma që i dhamë programit besoj se kanë qënë interesante.
Kjo e martë i kushtohet një emri të madh që la pas një repertor të pasur Vaçe Zelës.
Kjo është pjesa e dytë që ka të bëjë me tematikën që në kemi zgjedhur sigurisht përderisa bëmë këtë pauzën midis sezoneve do të fillojmë me një emër të madh në një natë që i kushtohet tërsisht mitit të këngës Shqiptare që është Vace Zela.
Skena e “Këngë Moj” është bërë tashmë skena e vetme për këngëtarët, të cilët për disa orë do të interpretojnë këngët e ikonës së muzikës shqiptare.
Në këtë sezon nën moderimin e Klea Hutës do të vazhdojmë rrugëtimin për të dëgjuar muzikën e vjetër qytetare të trevave shqiptare, të njohim duke rikujtuar figurat që kanë dhënë kontribut të madh vetëm nëpërmjet muzikës, e cila do të rikthehet këtë të martë në orën 21:00 në Vizion Plus.