Hmmm… po vjen Shtatori dhe bashkë me të rikthehen emisionet më të dashura për ne, emisione të cilat na gozhdojnë për orë të tëra para ekranit.
Një ndër programet më të dashur për audiencën shqiptare është edhe talk show i të premteve mbrëma “Zonë e lirë” me autor dhe moderator Arian Çanin. Me siguri po e prisni me padurim rinisjen e këtij emisioni, por nuk do të prisni dhe shumë pasi prej datës 9 Shtator Aran Çani rikthehet në ekran bashkë me emisionin e tij i cili edhe këtë vit do të ruajë traditën e trasmetimit, pra çdo të Premte prej orës 21:00 në televizionin kombëtar Klan!
Shijoni këto ditë të nxehta që kanë mbetur, sepse televizionet janë gati për të rinisur gjëra të bukura dhe të reja, dhe si gjjthmonë IMA do të jetë këtu me ju për të iu informuar rreth çdo të reje nga bota e spektaklit!