Pas një pushimi të merituar veror, emisioni i mëngjesit “Wake Up” rikthehet më 2 shtator në ekranin e Top Albania Radio dhe Top Channel, gati për të filluar ditën tuaj me buzëqeshje, informacion, lojra dhe muzikë të zgjedhur.
Nga e hëna në të premte, nga ora 07:00 deri në 10:00, Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj do të jenë përsëri në ajër për t’ju shoqëruar gjatë orëve të para të mëngjesit. Ekipi i mirënjohur i moderatorëve sjell kombinimin perfekt të argëtimit dhe informimit, duke e bërë çdo mëngjes më të lehtë dhe më të gëzueshëm.
Sezoni i ri premton përmbajtje të freskët dhe momente që nuk duhen humbur, duke siguruar që dita juaj të fillojë me energji pozitive dhe humor të mirë. Sigurohuni që të jeni në frekuencën e duhur çdo mëngjes për të mos humbur asnjë moment nga “Wake Up”!