Pasi një sezoni pushim Top Channel rikthen në programacionin e tij Top Show Magazine.
Versioni showbiz-entertainment i Top Show rikthehet në ekranin e Top Channel duke filluar nga kjo e premte në prime time. Duket se interesi i publikut ka bindur drejtuesit për ta risjelle këtë format për një sezon të tretë. Stafi i emisionit, me prezantuesin Alban Dudushi dhe kryeredaktoren Bieta Sulo në shoqerinë edhe të Lori Hoxhës kanë bashkuar sërish komponentët e programit për të rinisur një tjetër aventurë të përjavshme ku nuk do të mungojnë temat e nxehta dhe të ftuarit nga showbizi shqiptar.
Mbetet ende enigmë nëse në panelin e dy opinionisteve do të kemi dy “thumbueset” e sezonit të parë, Aulona dhe Fatma të cilat i janë bashkuar sëfundmi Top Channel me emisionin e tyre Thumb. Vitin e kaluar këtë pozicion e mbajtën Bieta Sulo dhe Elona Duro. Gjithcka betet për t’u zbuluar këtë fundjavë në Top Channel!