Pas tete muaj nga nderprerja e transmetimeve rikthehet ne digital tokesorin italian kanali Sportitalia. Kanali sportiv qe filloi transmetimet ne 2004 do të hidhet serisht ne treg nga i njëjtë sipërmarrës i cili e themeloi atë: Tarak Ben Ammar. Por kete here ai do te kete perkrahe Naguib Sawiris, aksionistin e grupit mediatik Prima Tv, dhe gazetarin Michele Criscitiello, nje nga figurat e njohura te kanalit tematik.
Projekti, shkruan MF (Milano Finanza), per te cilin te dyja palet kane punuar per me shume se gjashte muaj do te marre forme ne 2 Qershor (24 ore non stop duke filluar nga ora 20), date nga e cila do te fillojne transmetimet e nderprera nga nentori i kaluar. Rimekembja e projektit si pjese e Prima TV parashikon nje investim prej di 6-8 milion Euro. Shifer e cila mund te pesoje rritje nese investohet per nje plan multichannel. Sportitalia do te filloje transmetimin ne digital tokesor (kanali 153) por edhe ne paketen Sky Italia (ne kanalin 200) si ne vitet e kaluar.