“Dilema Deal or no Deal”, programi me një rekord shikueshmërie kudo ku transmetohet, rikthehet nga e hëna në ekranin e Top Channel. Sigurisht nën moderimin e Eno Popit.
Pas një pauze të detyruar nga pandemia e Covid-19, emisioni patentë e “Endemol”, do të sjellë sërish për publikun shqiptar marrëveshje të ndryshme financiare mes Bankierit dhe konkurrentëve, të cilët do të vendosen përballë fatit dhe 26 valixheve të mbushura me para.
“Nga e hëna, 1 qershori ne nisim episodet e reja. U desh pak kohë pushimi dhe ndarjeje nga ekrani për shkak të Covid-19. Por tani rikthehemi me të njëjtën energji. Besoj në dashurinë e publikut që na ka shkruar çdo ditë: Kur do të riktheheni në ekran? Kjo lojë sjell mundësi dhe para, e në këtë periudhë, kujt nuk i duhen paratë!”,- thotë moderatori Eno Popi.
https://www.instagram.com/p/CA2nNA6gGEu
Me masat e duhura në këtë kohë pandemie, “Dilema” do të vijë në orën 18.20 në ekranin e Top Channel. Pa publikun e zjarrtë në studio, por ende me emocione të forta.
https://www.instagram.com/p/CAxvhjVga6H/?utm_source=ig_web_copy_link