Seriali dramatik turk në Televizionin Klan, pas pauzës së tij disa javore gjatë muajt gusht, Fate të Kryqëzuara do të rikthehet sërish sonte për shikuesit.
Duke transmetuar aktualisht episodet e sezonit të dytë, këtë sezon televiziv Fate të Kryqëzuara do të transmetojë pikat më kulminante të serialit, e veçanërisht edhe vdekjen e Gylseren.
Për fat të keq, ndryshe nga sezoni i kaluar televiziv, seriali do të transmetohet vetëm të Dielave me nga 3 episode duke filluar nga ora 20.05.
Ky shkurtim vjen si pasojë se shiriti i transmetimit të të Shtunave mbrëma është zënë nga Ermal Mamaqi me emisionin e tij të ri i cili starton javën e ardhshme.
Copyright IMAlbania.com