Fjala kryesore e këtij programi është “shopping pa kufi”, një ëndërr për shumë njerëz, jo vetëm për universin femëror!
Shopping Night është një lojë e vërtetë, e bazuar në stil e spektakël. Në çdo episod, tre konkurrentë do të gëzojnë qasje ekskluzive në një Qendër Tregtare, e hapur e tëra vetëm për ta. Qendra tregtare për sezonin e dytë është TEG.
Sfiduesit do të kenë pak minuta në dispozicion për të gjetur veshjen e duhur për një rast të veçantë. Sfida do të jetë e hapur për çdo grupmoshë e gjini. Kush prej tyre do të dëshmojë shije, stil dhe sensin e modës, do të shpallet ylli i Shopping Night e do të bejë te sajën te gjithë veshjen.
Xhani Shqerra, një emër i njohur për publikun në fushën e televizionit, modës dhe dizajnit, është përkujdesur personalisht për autorësinë e këtij game show, bazuar në stil e spektakël.
Moderatori i My Living do të jetë mikpritësi i konkurrentëve për t’i udhëzuar drejt zgjedhjes së duhur, ndërsa fituesi do të shpallet së bashku me tre personazhe Vip, të njohur për stilin e tyre apo angazhimin profesional në botën e modës.
Një format i cili rreket të edukojë shijet e të japë disa leksione bon toni për sa i përket kodit të veshjes.
Takimi me Shopping Night do të jetë cdo të Henë ora 21:00 në Living HD dhe të Mërkurën ora 21:45 në Vizion Plus.
https://youtu.be/3wQH_I5yZVM