Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) prezanton për herë të parë serialin “Martohu me mua”, një prodhim që merr frymëzim nga komeditë sentimentale klasike të kinemasë hollivudiane.
Seriali, që do të transmetohet në RTSH 1 HD çdo të shtunë në orën 13:20, rrëfen historinë e çiftit Ugo dhe Nora. Të dy ndodhen në pritje të divorcit kur marrin një telefonatë që do të ndryshojë rrjedhën e jetës së tyre. Me një përzierje intrigash të dashurisë, urrejtjes, tradhtisë dhe lojërave të ndërlikuara, “Martohu me mua” premton të sjellë për audiencën një mozaik emocionesh dhe të papriturash.