Për ata që e kanë ndjekur televizionin italian në vitet ’90 me siguri e mbajnë mend Enrico Papi-in dhe quiz-in muzikor Sarabanda.
Duket se formati që mbante pas ekranit publikun italian dhe jo vetëm, do të rikthehet në kanalin falas të Sky, Canale 8. Sipas Tv Blog, emisioni historik italian, që prej fillimit transmetohej në frekuencat e Italia 1 për shumë sezone (në qershor 2017 u transmetua tre emisione speciale në Italia1) do të vijë me një tjetër emër.
Në moderimin e tij do të jetë sërisht Enrico Papi, që tashmë është edhe një nga figurat prezantuese të të Tv 8, më dy programe Italia’s got talent dhe Guess my age.
Programi pritet të dalë në transmetim gjatë muajit maj me 6 puntata.