Pasi një mungese prej rreth 3 Muajsh, spektakli më i ndjekur i humorit në Shqipëri, “Portokalli” do të rikthehet përsëri në ekranin e Top Channel duke na shoqëruar përsëri me paroditë e pafundme më trupën e aktorëve fantastik të formatit tradicional dhe më të vjetër humorisitik.
Ashtu siç përherë e Diela do të vijë ndryshe për publikun shqiptar, duke filluar nga 6 Marsi në TCH nen moderimine treshes fantastike të përbërë nga Salsano Rrapi, Xhemi Shehu dhe Eneda Tarifes. Në fakt këto të Diela do të jenë edhe mjaft pikante për televizionet më të mëdha në Shqipëri, pasi në të njejtën fashë kohore transmetohet edhe një prej serialeve më të ndjekura të momentit “Fate të Kryqëzuara”. Kjo shënon edhe një rivalitet të rradhës midis dy televizioneve kombëtare, “Tv Klan” dhe “Top Channel”. Po ju kë do zgjidhni, humorin apo dramën?
InfoMedia Albania // Justin Kasaj | Ndalohet riprodhimi pa autorizim nga redaksia.