Duke filluar nga sot, 18 shtator çdo ditë nga e hëna në të premte rikthehet në ekranin e Canale 5, talk show i ndjenjave “Uomini e Donne”, me autore prezantuese të famshmen Maria de Filippi.
Edicioni i 22 i formatit mjaft të ndjekur të drekës në televizionin italian edhe këtë vit ka konfirmuar formulën e fronit klasik ku do të ulen 4 të rinj protagonistë në kërkim të shpirtit të tyre binjak. Po kështu froni Over, do të jetë pjesë e këtij sezoni me historitë e personazheve të vjetër dhe të rinj.
Kujtojmë që edicioni i kaluar i “Uomini e Donne” u dikutua shumë në median italiane dhe jo vetëm përsa i përket risisë dhe zgjedhjes së autores për futjen në program të një personazhi gay i cili kërkonte partnerin e jetës. Edhe këtë vit historia do të përsëritet me një tjetër protagonist.
Ja cilët janë Tronist-ët e këtij edicioni.
Mattia: 25 vjeç, vjen nga Napoli dhe punon në një klinikë dentare me të motrën.
Alex: 22 vjeç, vjen nga Verona dhe punon në një sallon hair beauty. Ka një vëlla dhe motër binjak dhe një motër më të madhe.
Sabrina: 32 vjeç, jeton në Romë me vajzën 4 vjeçare, Penelope. Përkujdeset për seksionin social dhe marketing të një një klinike mjeksore. Ka marrë pjesë në Amici në vitin 2004 si balerinë.
Paolo: 26 vjeç, jeton në Torino dhe punon si konsulent financiar. Ka qenë pjesë e programit Temptation Island.
Per të gjithë ata që nuk do mund ta shohin transmetimin televiziv të Uomini e Donne 2017- 18, nga e hëna në të premte ora 14:45 në Canale 5, do mund ta ndjekin në streaming në portalet zyrtare WittyTv dhe Videomediaset.