Vizion Plus do të jetë ekrani i rikthimit për Vilma Mashën. Moderatorja do të jetë pjesë e televizionit kombëtar në ku së shpejti do të nisë rrugëtimin me një format të ri. Takimi do të jetë çdo të diel dhe projekti do të ketë në fokus futbollit e jo vetem. Nje format i cili do te synoje te krijoj nje identitet te vetin ne morine e programeve sportive qe transmetohen sot ne mediat shqiptare.
Ne kete prezencen te pare ne nje televizion kombetar, ajo synon te sjelle nje stil krejt ndryshe ne moderim por edhe ne forme ndryshe te analizes fale se ciles ajo synon te vijoje te mbetet nje nder moderatoret sportive me te dashura per publikun shqiptar. Kampionati boteror eshte nje event futbollistik qe ndiqet nga te gjithe ndaj dhe Vilma ka menduar qe ne formatin e saj me te ri te kete te ftuar personazhe te ndryshem qe nga gazetar, aktore, politikan, modele, analiste e komentatore etj qe çdo dite do te ndajne me publikun perjetimet rreth boterorit Katar 2022.
Kujtojme se moderatorja vjen pas nje pervoje te gjate moderim te formatit te “Gol pas Goli” ne Supersport, ku përveçse drejtoi me profesionalizëm emisionin qe i kushtua veçanërisht Kategorisë Superiore, u be e njohur ne publik edhe për bukurinë e saj, si një imazh i dashur për ekranin shqiptar.