Pas tre sezoneve të suksesshme rikthehet në TV Klan me seyonin e katërt “Në Kurthin e Piter Pan”.
Spektakli i dashur i të gjithë fëmijëve dhe të rriturve, këtë javë do të nisë audicionet e para.
Në datat, 25, 26, 27 Shkurt, në orën 10:00, në Tv Klan, pranë ish-Kinostudios, hapen audicionet e para për fëmijët e moshës 4-8 vjeç që duan të jenë pjesë e kësaj anije ëndrrash.
“Në Kurthin e Piter Pan” është një emision ku protagonistë janë fëmijët dhe pyetjet e tyre inteligjente ndaj personazheve të njohur të ekranit shqiptar.
Me regji të Vera Grabockës dhe në drejtimin e Alketa Vejsiut, motorët e edicionit të katërt të Piter Panit janë ndezur.