Pak orë më parë ju njoftuam për bllokimin e shërbimit Netflix, dhe daljen e tij krejtësisht jashtë funksionit duke shfaqur “HTTP ERROR 504″ së bashku me faqet e suportit ndaj klientit të cilat jepnin tabelën “SERVICE UNAVAILABLE”.
Tashmë Netflix ka njoftuar të gjithë ndjekësit përmes një deklarate në Twitter se shërbimi streaming është rikthyer në gjendjen normale.
“Difekti që patëm, tashmë është zgjidhur. Faleminderit për durimin, dhe si gjithmonë, “happy streaming!”- shkruan Netflix./IMA/