Ndryshimet televizive të sezonit të ri nuk kanë marrë fund. Listës së shumë emrave të njohur që ikin nga një ekran në një tjetër, i është shtuar edhe gazetari dhe analisti i njohur Mustafa Nano. Pas disa programeve politike, formateve në ndryshme në televizionet e njohura, Nano do të nisë një rrugëtim të ri në ABC News.
Programi i ri që pritet të fillojë më 13 shkurt, “Provokacija”, do të provokojë debat për çështje të aktualitetit, politikës apo edhe ngjarjeve që prekin opinion publik.
Lajmin e ka bërë publik edhe gazetari Mustafa Nano.
“Më 13 shkurt merr udhë një aventurë e imja televizive. ‘Provokacija’, ky do të jetë titulli. Unë ju pres në këtë studio të martën e ardhshme dhe çdo të martë të mëpastajme në orën 20:00 në televizionin ‘ABC News’”- shprehet Nano në spotin e publikuar rishtazi në televizion, ku promovohet emisioni.
Marrë nga class