U bë kohë që Ermal Peçi na kishte munguar në ekran, që me mbylljen e Agon Channel ku shpesh e shihnim krah Roza Latit. Tashmë Kryeredaktor në INTV, Ermali do të rikthehet për tri javë rresht sërish në ekran me një emision kushtuar Eurovision të titulluar “Euro Beat”.
Duke filluar nga 28 Prilli ora 20.00, “Euro Beat” do të ketë në fokus ngjarjet më të rëndësishme në Festivalin Europian të Këngës si edhe këngët që shënuan historinë në këtë event ndërkombëtar, ku që prej vitit 2003 merr pjesë edhe Shqipëria.
Ato që do të shoqërojnë Ermalin gjatë tri puntatave të emisionit do të jenë pikërisht 3 nga përfaqësueset shqiptare në Eurosong, Kejsi Tola e cila do të jetë e ftuara e parë, Olta Boka dhe Aurela Gaçe.
Vallë do të jetë ky sinjali i parë i rikthimit të përhershëm në ekran i Ermal Peçit?!/imalbania.com/