Pas sukseseve të padiskutueshme në edicionet e kaluara, Tring ka rinovuar edhe për një sezon të katërt të formatit My Living.
Emisioni i cili transmetohet në kanalet Living dhe Vizion Plus, do të rikthehet duke filluar nga kjo e shtunë me sezonin e ri, si gjithmonë nën drejtimin e Xhani Shqerrës dhe Brunilda Lahe ku do të tregohet Life-stili shqiptar me të gjitha tendencat e tij; në modë, dizajn, ushqim, sport etj.
My Living do të transmetohet çdo të shtunë në orën 19:45 në Vizion Plus dhe ora 21:00 në Living HD.