Pas një pauze gati trevjeçare, admiruesit e sages ‘Maze Runner’ (meiz ranër) nuk do të duhet të presin më, pasi filmi i tretë dhe i fundit, është gati.
“Garuesi i labirintit-Kura e vdekjes”ka nisur projeksionet në të gjithë rrjetin e kinemave Imperial, paralelisht me kinematë botërore.
Edhe në këtë seri të tretë heroi i adoleshentëve dhe udhëheqësi i tyre në labirintet fantashkencë është sërish Tomas.
Në finalen e “Vrapuesit te Labirintit”, ai do të drejtojë grupin e tij në misionin final dhe më të rrezikshëm. Atyre do t’i duhet të depërtojnë në “Qytetin e Fundit”, një qytet sekret në formën e labirintit të kontrolluar totalisht, ku do kenë shumë të vështirë të gjejnë kurën e vdekjes. Në finalen epike të triologjisë, rëndësi nuk ka dalja nga labirinti, por hyrja në të.
“Vrapuesi i labirintit-Kura e vdekjes” do të shfaqet në këtë fundjavë në 3.800 kinema në mbarë botën dhe sipas parashikimeve do të kryesojë listen e fitimeve në boxoffice. Do të jenë 21 milionë dollarë, të cilat do të shkojnë në arkën e këtij filmi, pasuar nga “Jumangi-Welcome to the jungle” dhe “The post” që renditet në vendin e tretë për këtë javë.
Top Channel