Rikthehet në ekranin e “Top Channel”, një nga reality show-t më të suksesshëm të sezonit të kaluar në këtë kanal, “Master Chef Albania”. Lajmi tashmë është zyrtar dhe e shtuna e 15 nëntorit është vendosur si data e premierës së edicionit të tij të dytë.
Pjesë e këtij edicioni do të jenë sërish të njëjtët anëtar të jurisë, me në krye chef-in Renato Mekolli. Natyrisht audicionet për këtë program kanë përfunduar me kohë dhe tashmë ka ngelur vetëm startimi i garës, e cila synon të jetë sërish emocionuese, me lot e buzëqeshje për konkurentët dhe teleshikuesit nga ekrani.