Rikthehet në ekranin e Tv Klan një nga eventet më të ndjekura të sezonit veror, Maratona e Këngës Popullore Qytetare, do të nis së shpejti turin e koncerteve në disa prej qyteteve kryesore shqiptare.
Viti i kaluar, gjatë sezonit veror u karakterizuar për një mungesë të theksuar të programeve pothuajse në të gjitha mediat shqiptare. Një prej programeve që më së shumti i mungoi publikut ishte edhe “Maratona e Këngës Popullore”, që bën sëbashku në një skenë emrat më të mirë të muzikës popullore e qytetare vendase dhe rajonale. U fol gjatë verës së kaluar për edicionin e ri por që siç u pa mbeti vetëm një projekt në letër ndërsa këtë vit duket se do të kemi diçka konkrete, pasi Tv Klan është gati të sjellë një edicion plot surpriza dhe argëtim, e mbi të gjitha gjithçka do të vijë në transmetim HD.
Nuk ka ende një datë zyrtare se kur do të nis transmetimi, megjithatë parashikohet që muaji korrik të jetë koha më e përshtatshme për shfaqjen në televizion.