Pas periudhës së pushimeve disa javore, KinoKlub Tirana do të vazhdojë traditën e shfaqjes së filmave duke u zhvendsour nga ambienti veror i Parkut Rinia në Qëndrën “Ten” në Kryeqytet.
Këtë sezon të ri, kryeqëndra do të jetë kinemaja amerikane, ku filmat më të famshëm të Hollywood-it, dhe sidomos ata që kanë lëngë gjurmë tek shikuesit do të vijnë për të gjithë falas.
Duke filluar nga kjo e enjte, 12 Tetor nga ora 19:00 deri në orën 21:00, të gjithë ata që kanë pasion kinematografinë mund të mblidhen së bashku për të parë filmat e përzgjedhur dhe pse jo të diskutojnë rreth tyre. Filmi i parë që do të shfaqet këtë të Enjte (12 Tetor) do të titullohet “Talente të Fshehura”.
Historia e patreguar më parë e tre grave të jashtëzakonshme Afro-Amerikane të cilat punojnë për NASA, gjatë daljes në orbit të astronautit John Glenn. Kjo trio visionare e tejkalon gjininë dhe rracën dhe frymezojnë brezat e rinj me kurajon e tyre!
Sezoni i ri në KinoKlub do të vijë nën mbështetjen kryesore të Ambasadës Amerikane dhe Bashkisë së Tiranës dhe do të ketë media partner InfoMedia Albania. Partner të tjerë të projektit janë EJF Production, Papadhimitri FilmProduction, Digiprint, Agog dhe Ceapalnet.