Hell’s Kitchen është përpara një sezoni të ri. Ambicioz e në kërkim të perfeksionit. Shef Renaton e kemi parë përsëri në një spot interesant ne stilin e tij. Po kush mund të bëhet pjesë e programit që aq shpejti hap audicionet?
Kush mund të jetë pjesë e programit? Të gjithë ata që janë të apasionuar përsa i përket kuzhinës. Tashmë janë shumë të qartë se çfarë pret shefi brenda në kuzhinën e Hell’s Kitchen. Audicionet janë në datën 2 dhe 3 te Piramida. Përsëri rikthehet Olsa duke marrë përsipër autorësinë e Sezonit të Tretë.
Ndërkohë që ky sezon premton shumë edhe ne kërkojmë të dimë kush mund të jenë pikat më të forta
“Patjetër qe do të ketë surpriza shumë të mira dhe të veçanta, por që nuk është momenti akoma t’i tregojmë”, u shpreh shef Renato.
Tashmë e dimë se kush janë preferencat e shefit. Por preferenca janë pa dyshim vajzat.
“Patjetër detajet. Patjetër më të mirin ose më të mirën. Unë e kam theksuar dhe vjet që do të doja ta fitonte një vajzë. Dua t’i jap rëndësi vajzave. Ju them: aplikoni ju që shikoni dhe ejani se mirë do kaloni”, përfundoi Mekolli.