Festivali i Këngës këtë fundvit duket se do të vijë me shumë risi, teksa së fundmi është përfolur se edhe sistemi i votimeve ka ndryshuar, me fituesin që do të vendoset për herë të parë nga votimi i publikut. Çka do të thotë që përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovizion, do të zgjidhet edhe nga njerëzit, jo vetëm nga juria. Ndërkohë surpriza duket se do të ketë edhe tek artistët pjesëmarrës, me grupin e njohur “2Farm” që do t’i rikthehet muzikës dhe do ngjitet në skenën e Festivalit.
Lajmin e ka bërë me dije Kastro Zizo, një prej anëtarëve ikonikë të grupit, i cili i ftuar nē “Natën me Aulonën” duket se jep një deklaratë të guximshme. Kështu, në promon e emisionit që transmetohet nesër, dëgjohet moderatorja që pyet artistin “Do na përfaqësosh në Eurovizion këtë vit?”, dhe me Kastron që konfirmon pjesëmarrjen në garën për festivalin e rëndësishëm europian me grupin, madje duke thënë: “Janë të gjitha gjasat që 2Farm të sjellin Eurovizionin në Tiranë”.
Pra, jo vetëm që do marrin pjesë, por mendojnë fitoren e dyfishtë, aq i mirë është materiali i tyre. Duke njohur “2Farm”, ndoshta edhe është…