Top Channel rikthen futbollin në programacionin e tij pas shumë vite mungesë.
Këto janë informacionet e fundit që vijnë nga zëra të pakonfirmuar zyrtarisht. Por drejtuesit e kanalit duket se e kanë rishqyrtuar mundësinë për të risjellë në ekranin Top emocionet e sportit më të dashur në botë me ndeshjet kryesore të UEFA Europa League.
Dihet tashme që të drejtat televizive me pagesë të këtij kampionati zotërohen për tre vitet e ardhshme nga Digitalb/SuperSport dhe premisat për të ndjekur çdo të enjte ndeshjen kryesore falas në Top Channel janë edhe më të sigurta.
Gjithmonë sipas burimit tonë, i interesuar për transmetimin e ndeshjes së të enjtes ka qenë edhe TV Klan, i cili nuk ka arritur synimin e tij. Kujtojmë që Super Sport është një kompani aksionere, ku pjesë e saj janë Top Channel e TV Klan si dhe kompani të tjera. Natyrisht që mazhoranca ka favorizuar Top Channel në këtë aspekt.
Top Channel në fillimet e tij ka pas transmetuar ndeshjet kryesore të La Liga dhe Premiere League por me daljen e Digitalb futbolli ka kohë që nuk ka qenë më pjesë e programeve të tij. Spoti promovues per Europa League pritet të fillojë së shpejti në Top Channel.