Sipërmarrësi italian Francesco Becchetti i cili në 2014 hyri në tregun mediatik shqiptar dhe italian me Agon Channel duket se do të vazhdojë të jetë pjesë e medias me një projekt të ri televiziv.
Pas arrestit në kushte shtëpi në Londër në vitin 2015, bllokimit të pasurive dhe përfundimi i projektit televiziv Agon Channel si pasojë e akuzave të bëra nga gjykata e Tiranës, Becchetti u dënua për pastrim parash, evazion fiskal dhe dokumentacion të rremë.
Procedimet ligjore vazhduan dhe Becchetti i kërkoi Qeverisë shqiptare kompensimin e 110 milion eurove, të dënuar nga ICSID (Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit pjesë e grupit të Bankës Botërore) e cila e dënoi vendimin e qeverisë shqiptare për arsye politike.
Rikthimi në Itali
Sot Becchetti po planifikon një rikthim në Itali dhe me një projekt të ri televiziv, por këtë herë pa kërkuar koncesione nga askush, por duke i dhënë jetë një Web TV. Sipas asaj që mësohet nga TvZoom, Becchetti dëshiron të ngrejë një TV në internet me emra të njohur të ekranit, ndër të tjera të njëjtën strategji pati zgjedhur edhe më acaron Channel ku u përfshinë Pupo, Sabrina Ferilli dhe Simona Ventura. Por këtë herë do të përfshijë emra të rëndësishëm si influencer nga rrjetet sociale.
Emri i parë i përzgjedhur sipas TvZoom është ai i Elisabetta Canalis, e cila është transferuar prej vitesh në Shtetet e Bashkuara ku ka krijuar edhe familjen. Ish-velina e Striscia la Notizia është jashtëzakonisht e popullarizuar në rrjetet sociale, me mbi 2.5 milion ndjekës në Instagram dhe mund të jetë fytyra kryesore e projektit të ri të Francesco Becchetti. Le të presim se çfarë do të ndodh në vazhdim!