“Dhemb”, kështu quhet prurja e re e Flori Mumajesit i cili prej kohësh nuk ishte më pjesë e artit.
Kënga është kompozuar dhe shkruar nga Flori Mumajesi dhe me shumë gjasa ka ardhur si frymëzim nga një sfidë me një sëmundje që Flori ka patur, ku sipas mediave të ndryshme, ai prej kohësh kishte probleme shëndetësore çka e stepi dhe nga muzika.
Dhe ja ku më në fund kemi mundësinë të ndjekim këtë prodhim fantastik duke uruar që të dëgjojmë dhe më shumë këngë të reja nga Flori!
https://youtu.be/2HTm-jlwEPo