Flori Mumajesi është një këngëtar shumë i dashur për publikun shqiptar! Së fundmi, ai do t’i rikthehet sërish skenës.
Këngëtari do të këndojë këngët e tij ‘hit’ në sheshin ‘Skënderbej’ më 28 korrik.
Lajmi për perfomancën e tij është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama.
Rama shkruan se Flori do të jetë në shesh në koncertin, ku do të festohet 100 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe jo thjesht kaq.
“Flori do të jetë në shesh. Eja festojmë bashkë në #28Korrik, me super koncertin në #sheshinSkenderbej, dy ngjarje speciale: 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe lidhjen me Bashkimin Europian 100 vjet me pas”, shkruan Rama.
Flori është një këngëtar mjaft i njohur dhe që ka bërë shumë bashkëpunime me këngëtarë të ndryshëm.
Më herët, ai mbështeti publikisht këngëtaren Fifi, gjatë kohës kur kjo e fundit ndodhej brenda BBV.
“E mira Fifula që sot më shumë se kurrë të gjithë po flasin për ty edhe pse ti s’ke lidhje me helmin brenda tyre! Të kryqëzuan se interneti u jep mundësinë të ndihen superiorë, të mençur, madje dhe artistë! Taksirat shpirt, këtu u rritëm e këtu jetojmë, këtu në vendin tim e në vendin tënd, ku unë e ti gabojmë e atyre iu ‘dhemb’. Një këngë krijuar nga ty Fifi aty në atë shtëpi, që në çdo rast do të jetë e përkohshme…”.