Pas disa kohësh mungese në ekran “E Diell” rikthehet përsëri në Top Channel, kësaj here me moderatorë të rinj.
Edhe pse personazhet që do të drejtojnë emisionin mbeten ende enigmë, Fjoralba Ponari, një prej imazheve më të reja të Top Channel ka zbuluar datën e startimit të spektaklit ku ajo do të jetë gjithashtu pjesë.
Teksa është pyetur në Instagram nga ndjekësit e saj, Fjoralba është përgjigjur se 27 Janari do të jetë data e startimit të spektaklit të së dielës.
Më parë, është lajmëruar gjithashtu se prezantuesja simpatike do të drejtojë një rubrikë dedikuar fëmijëve në “E Diell”.
Kujtojmë se Fjoralba e nisi karrierën fillimisht si reportere e “Voice Room” në “The Voice of Albania” për të vazhduar më pas në “Procesi sportiv”.
Ndër sezonet e transmetimit spektakli është shoqëruar me ndryshime të shumta moderatorësh por edhe pauza të gjata transmetimi, e ardhur kjo edhe nga audineca e ulët që emisioni ka patur.
Një tentativë për rikthimin e emisionit ka qenë sezonin e kaluar, ku “E Diell” u drejtua nga Adi Krasta, i cili edhe pse u përpoq të sfidonte “E Diela Shqiptare” nga Ardit Gjebrea në TV Klan, nuk ja doli dot, duke çuar kështu edhe planifikimin e anullimit të spektaklit./IMA/