Spektali i pëlqyer nga të gjithë ju ”Dancing With the Stars” rikthehet në ekran pas dy vitesh mungesë. Spektakli i cili ka në fokus kërcimin e personazheve të njohur me balerinë profesionistë pritet të fillojë shumë shpejt në ekranin e “Vizion Plus”.
Lajmin e ka bërë të ditur producentja e këtij produksioni, Holta Kolaneci nëpërmjet spotit të publikuar në “Instagram”. Ende nuk dihet se kush do të jenë personazhet VIP apo prezantuesit e spektaklit që do t’ju mbajnë të gozhduar përpara ekranit./who