Duke filluar nga muaj Maj në ekranin e Italia 1 do të zbarkoj sërish game show “Bring the Noise” nën drejtimin e Alvin. Rinovimi i edicionit të dytë vjen pas suksesit të tij të parë në vjeshtë, në kanalin për të rinj pjesë e Mediaset Group.
Programi ka në qendër të vëmendjes 2 grupe me nga 4 personazhe publik të cilët konkurojnë në zhanre të ndryshme të muzikës.
Bring The Noise arriti një audiencë me një mesatare prej 1.3 milionë shikuesish dhe një “share” prej 6%./imalbania.com/