Edicioni i tetë i Big Brother Albania rikthehet së shpejti në ekranin e Top Channel. Në një edicion pa Arbana Osmanin, por me surpriza të reja, të cilat sërish synojnë rekorde audience. Tashmë janë hapur zyrtarish aplikimet online për konkurentët e këtij edicioni. Njëkohësisht edhe promoja zyrtare në ekranin e Top Channel ka startuar transmetimin.
Ky edicion do të jetë i rriskueshëm pa pranin e moderatores historike të këtij programi, por produksioni po mendon për gjëra të reja dhe flitet që do të jetë shumë i veçantë. Deri në këto momente si moderatori i mundshëm i tij përflitet Eno Popi, por nuk ka akoma asgjë zyrtare. Autore do të jetë sërish për të dytin vitë radhazi Zefina Hasani, një emër suksesi në shumë spektakle shqiptare, ku përmendim edhe autorësinë në Dancing With The Stars apo në The Voice of Albania. Edhe këtë edicion shqiptarët kanë mundësinë të plotësojnë ëndërrën e tyre për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme. Mjaftojnë të aplikojnë në web-in zyrtar të Top Channel.
IMA / S. Dema