Për të gjithë ata që e kishin ndjerë mungesën e saj online dhe postimet e saj në profilin facebook nuk ishin të mjaftueshëm ka një lajm shumë të mirë për ju: Aulona Musta rikthehet me faqen e saj zyrtare “Blogu im”.
Pas dy vite mungesë gazetarja “thumbuese” dhe kryeredaktorja e gazetës Paloma i rikthehet një prej pasioneve të saj të lëna pezull, atë të blogger-es. Kërkesat e lexuesve, si dhe mbi të gjitha kënaqësia që të fal të shkruarit dhe ndarja e opinioneve dhe përditshmërisë me lexuesit besnik, kanë bërë që Aulona të nis një rrugëtim të ri në median online, me një blog profesional ku në fokus do të jenë temat e aktualitetit por pa anashkaluar jetën e saj personale, ku një vend të rëndësishëm do të zenë ndryshimet e saj në këto dy vite dhe ardhja në jetë e Amarës, vajzës të saj të parë.
Prandaj nëse jeni kurioz të mësoni më shumë rreth Aulonës dhe pse jo të merrni edhe disa këshilla nga një nënë e re, mjafton të klikoni faqen e saj zyrtare (www.aulonamusta.com).