Spektakli i humorit, “Apartamenti 2Xl”, rikthehet këtë të diel në ekranin e “Vizion Plus”, si gjithmonë në prime time. Kësaj radhe skuadra e drejtuar nga producenti Turjan Hyska do të vij krejt ndryshe nga sezonet e kaluara.
Nga kjo e diel në “Apartamenti 2XL” do të ndjekim humor profesional dhe të detajuar sipas një skenari paraprak, njëlloj si konkurenti “Portokalli” në ekranin e “Top Channel”. Këto ndryshime bëhen për të sjell sa më shumë argëtim për publikun besnik të ketij spektakli. Mendohet se mund të jenë bërë për shkak edhe të një rënieje të vogël në audiencë në dy sezonet e fundit. Në këtë sezon të ri spektaklit do t’i bashkohen edhe aktor të rinj. Javë më parë janë zhvilluar edhe audicionet.
“Apartamenti 2XL” ka patur shumë rrjedhje të personazheve në sezonet e fundit. I pari i cili vendosi të largohej ishte Ermal Mimaqi që sot vazhdon të ketë një program të tijin satirik në ekranin e “T Plus” në “DigitAlb”. Më vonë edhe Gentjan Zenelaj, i cili është pjesë e “Agon Channel” në programet “Ca thu…?!” dhe “Dita e Shtatë”. Nuk janë më pjesë e “2XL” as Xhota dhe as Lisa.
Përderisa, rikthehet po të dielën edhe “Portokalli” në “Top Channel” dhe të shtunën “Al Pazar” në “Vizion Plus”.
IMA / S. Dema
Nuk i kuptoj keta te Vizion Plusit, nga njera ane skane leke te paguajne rrogat, nga ana tjeter harxhojne akoma leke per apartamentin 2Xl!
Me skenar, pa skenar Apartamenti eshte vari k…