Pas një mungese të gjatë për shkak të transmetimit të spinoff-it të tij “Grand Hotel 2XL”, një ndër formatet e humorit më të populluar në Shqipëri, “Apartamenti 2XL”, do të rikthehet përsëri në ekranin e Vizion Plus duke na shoqëruar përsëri me humorin e cast-it fantastik të aktorëve.
Është pikërisht data 8 Mars, e cila do të sjellë përsëri mbrëmjet plot argëtim dhe të qeshura, të Martave mbrëma primetime ora 20:45, në ekranin e Vizion Plus, si gjithmonë edhe këtë rradhë me casti-n e aktorëve të cilët ishin prezent edhe sezonin e kaluar.
“Apartamenti 2XL” është një nga emisionet humoristike i cili krijoi popullaritet në shumë pak kohë duke u bërë pjesë e zgjedhjes së shikuesve.
Me pjesemarrjen e aktoreve Erand Sojli, Julian Deda, Albano Bogdo, Visjan Ukcenaj, Eglein Laknori, Erblin Bajko, Esmeralda Metka etj.
InfoMedia Albania //Justin Kasaj | Ndalohet kopjimi i këtij materiali pa autorizim