Moderatori Alban Musa pas largimit nga Top Channel, ku drejtonte programin “Në Shtëpinë Tonë” duke u zvendësuar nga Florian Agalliu, tashmë do të rikthehet me emisionin e tij të mëparshëm në Report TV.
Ka qënë vetë moderatori i cili ka njoftuar për rikthimin e formatit që ai ka drejtuar dy vite më parë të titulluar “Made in Albania”.
E ndërsa u largua nga TCH ai vazhdon ende të jetë pjesë e BCTV ku prezanton produktet e kanalit për blerje.
Nuk dihet ende nëse Musa do të largohet përfundimisht nga TOP MEDIA, por këtë gjë na mbetet për ta zbuluar teksa presim së shpejti “Made in Albania” i cili është i fokusuar tek prodhimet vendase.