Rikthehet në ekranin e “Agon Channel” një nga programet më të suksesshme të këtij ekrani në sezonin e kaluar televiziv. “A Krasta Show” është një program talk show, i cili sjell përpara publikut një elitë shoqërore mjaft të sinqertë.
Rikthimi shuan përfundimisht enigmën e një largimi të mundshëm të Adi Krastës nga “Agon Channel”. Përpara pak javëve u përfol se Krasta ishte bërë pjesë e “Channel One”, duke u larguar përfundimisht nga “Agon”, por siç duket gjithçka ka qenë jo e vërtet. Në fakt ky lajm u besua nga audienca e gjerë, pasi vitet e fundit Adi Krasta ka ndërruar disa ekrane televizive. Si fillim nga “Top Channel” ai u drejtua drejtë “Vizion Plus”. Sezonin e kaluar la këtë të fundit për një ofertë paturpësisht të pranueshme, ashtu siç e kishte përshkruar vetë nga “Agon Channel”.
“A Krasta Show” rikthehet këtë sezon dy herë në javë, çdo të hënë dhe të premte në prime time. Përsa i përket projekteve të tjera të Krastës të përfolura në “Agon” nuk ka informacion, megjithatë atë do të keni mundësi ta ndiqni me talk show-n e tij.
IMA / S. Dema